Browse

Article • • 1 min read

Autoriteti Rrugor Shqiptar paralajmëron për reshje të dendura dhe borë, shoferët të tregojnë kujdes

Share Post

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët në vijim, me reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, shtrëngata afatshkurtra dhe reshje bore në zonat malore.

Sipas parashikimeve të MeteoAlb, bora pritet të përfshijë zonat në lartësi mbi 1 mijë e 100 metra, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.

Përballë kësaj situate, ARRSH ka bërë të ditur se ka marrë masat e nevojshme për të garantuar qarkullimin në akset rrugore kombëtare, ndërsa kontraktorët e mirëmbajtjes janë vënë në gatishmëri.

Njëkohësisht, autoriteti u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Shoferëve u është kërkuar gjithashtu të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve para nisjes, si dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht kur udhëtojnë drejt akseve malore.

ARRSH ka rikujtuar se siguria në rrugë është përgjegjësi e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/