Browse

Article • • 1 min read

Arrestohen Vjehrra dhe Kunati për Përfshirje të Dyshuar në Vrasjen e Arlinda Zekajt

Share Post

Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë kanë marrë zhvillime të reja. Sipas raportimeve në media, në mesin e katër personave të arrestuar së fundmi janë edhe vjehrra dhe kunati i viktimës, të dyshuar për shtytje në vrasje.

Sipas këtyre raportimeve, të arrestuarit janë Nurije Sylaj, vjehrra e Arlindës, dhe Driton Sylaj, kunati i saj.

Arrestimet dyshohet se janë realizuar rreth një muaj pas vrasjes, në kuadër të zgjerimit të hetimeve për këtë rast, gjatë të cilave janë kryer edhe bastisje dhe janë sekuestruar prova.

Krahas dyshimeve për shtytje në vrasje, hetuesit po trajtojnë edhe dyshimet për dhënie të ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale.

Ndërkohë, redaksia e Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë për të marrë një konfirmim zyrtar lidhur me arrestimet.