Browse

Article • • 1 min read

Kryeministri Kurti: Drafti i Ligjit për Dhomat e Specializuara Përfundon Këtë Javë

Share Post

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se draftimi i ligjit për Dhomat e Specializuara pritet të përfundojë gjatë kësaj jave, duke bërë të ditur se aktualisht po pritet që ekspertët ta përmbyllin punën e tyre.

I pyetur nga gazetarët se kur pritet të jetë gati drafti i këtij ligji, Kurti u shpreh se afati i synuar mbetet kjo javë, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët.

“Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim prej ekspertëve që ta përmbyllin këto ditë”, deklaroi Kurti.