Article
•
•
1 min read
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 27 vite me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti
Shërbimi Korrektues i Kosovës sot organizon ceremoninë solemne të shënimit të 27-vjetorit të themelimit të tij.
Sipas njoftimit, në këtë ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore, drejtues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe mysafirë të tjerë, shkruan Arbresh.info.
Të pranishmëve do t’u drejtohen me fjalë rasti:
Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani; Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu; Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti; Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, znj. Donika Gërvalla.
Ceremonia do të nis nga ora 10:00/Arbresh.info