Browse

Article • • 1 min read

Kasami dhe Kurti Diskutojnë Projektet Infrastrukturore që Lidhin Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Share Post

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut.

Kasami ka bërë të ditur se në takim, së bashku me Izet Mexhitin, e kanë njoftuar Kurtin për zhvillimet aktuale politike në vend, përfaqësimin e shqiptarëve dhe bashkëpunimin rajonal.

Sipas tij, një pjesë e diskutimeve iu kushtua marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë te projektet infrastrukturore që lidhin të dyja shtetet.

“Gjithmonë kënaqësi ta mirëpresim kryeministrin e Republikës së Kosovës, mikun tonë dhe mikun e madh të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, z. Albin Kurti. Bashkë me Izet Mexhitin, e njoftuam kryeministrin për zhvillimet aktuale politike, përfaqësimin politik të shqiptarëve në vend dhe bashkëpunimin rajonal. Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, me theks të veçantë te projektet infrastukturore që lidhin dy shtetet tona. Nëntori na gjen bashkë, të fokusuar në punë dhe projekte të përbashkëta, në të mirën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Kasami në Facebook./Arbresh.info