Browse

Article • • 1 min read

Presidentja Shiroka-Pula Vë në Dukje Alfabetin Shqip si Simbol të Qëndresës Kombëtare

Share Post

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë e gjuhës në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të qëndresës ndër shekuj.

Në mesazhin e saj, presidentja ka rikujtuar Kongresin e Manastirit të vitit 1908 dhe 50 delegatët që u bashkuan për gjuhën shqipe.

“Alfabeti i gjuhës shqipe është dëshmi e qëndresës sonë dhe e përpjekjes për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Lufta jonë për liri u bë edhe për gjuhën shqipe, për të drejtën për ta folur dhe shkruar atë lirshëm.

Sot, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje 50 delegatët nga 26 qytete, shoqata dhe klube shqiptare, të cilët në Kongresin e Manastirit, më 1908, u bashkuan për një nga vlerat themelore të identitetit tonë kombëtar, gjuhën shqipe”, ka shkruar Shiroka-Pula.

Ajo ka theksuar se përgjegjësia e brezave të sotëm është ruajtja dhe përcjellja e kësaj trashëgimie.

“Përgjegjësia jonë është ta ruajmë, ta pasurojmë dhe t’ua përcjellim brezave këtë trashëgimi me dinjitet dhe përkushtim.

Ajo është trashëgimia jonë e përbashkët dhe një nga dëshmitë më të fuqishme të qëndresës sonë ndër shekuj.

Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, ka përfunduar presidentja.

/Arbresh.info/