Browse

Article • • 1 min read

Sami Lushtaku e quan Jakup Krasniqin 'Hero i gjallë' pas vizitës në Kosovë

Share Post

Ish-komandanti i UÇK-së njëherësh kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetje për Jakup Krasniqin pas vizitës së tij katërditore në Kosovë.

Lushtaku ka shpërndarë fotografinë e përshëndetjes me dorë të Jakup Krasniqit drejtuar familjarëve që nuk arriti t’i takonte, me mbishkrimin: “Hero i gjallë!”.

“Baca Jakup është më i fortë se guri. Hero i gjallë!”, ka shkruar Lushtaku.