Browse

Article • • 1 min read

Presidentja e Kosovës Shiroka Pula merr letër urimi nga homologu portugez

Share Post

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Portugalisë, António José Martins Seguro, me rastin e marrjes së detyrës.

Sipas njoftimit të Presidencës, Presidenti Seguro, në emër të popullit portugez dhe në emrin e tij personal, i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet më të përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses gjatë ushtrimit të mandatit.

Në letrën e urimit, sipas Presidencës presidenti portugez ka shprehur gjithashtu dëshirën që gjatë mandatit të saj të vazhdojnë të forcohen edhe më tej lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Portugalisë dhe Kosovës./Arbresh.info