Browse

Article • • 1 min read

Melodia Nacionaliste Serbe në Forumin Europian Nxit Kritika nga Çitaku i Kosovës

Share Post

U.d kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka cilësuar si skandal dhe provokim të hapur interpretimin e melodisë nacionaliste serbe në një forum për të ardhmen evropiane të rajonit.

Përmes një reagimi në Facebook, Çitaku ka kërkuar nga Komisioni Evropian sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritjen e një rasti të tillë

Ajo ka thënë se, pavarësisht nëse rasti ka ardhur si pasojë e injorancës apo qëllimit, asnjëra nuk e përjashton përgjegjësinë institucionale.

Çitaku ka vlerësuar se keqardhja e komisioneres Marta Kos është e nevojshme, por nuk mjafton, duke theksuar se Komisioni Evropian nuk mund t’ua bartë përgjegjësinë vetëm muzikantëve.

Ajo ka kërkuar përgjegjësi në emër të vlerave evropiane, duke theksuar se përkushtimi i Kosovës ndaj Bashkimit Evropian mbetet i palëkundur.

Në reagimin e saj, Çitaku ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të përdorin të gjithë mekanizmat institucionalë dhe diplomatikë për ta trajtuar këtë rast dhe për të kërkuar përgjegjësi.

“E ardhmja evropiane e rajonit nuk ndërtohet duke përjashtuar Kosovën dhe duke u dhënë skenë pretendimeve kundër saj”, ka përfunduar Çitaku./Arbresh.info