Browse

Article • • 1 min read

Kosova përgatitet për përballjen vendimtare në Ligën e Kombeve kundër Irlandës

Share Post

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, kundër Irlandës, pas barazimit të djeshëm me Izraelin.

Sipas njoftimit të FFK-së, në stërvitjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion 13 futbollistë, ndërsa lojtarët që ishin titullarë ndaj Izraelit zhvilluan seancë rigjeneruese në palestrën e hotelit.

Dardanët pasditen e sotme do të udhëtojnë drejt Dublinit, ku të martën do të përballen me Irlandën në një ndeshje vendimtare për pozitën e dytë në grup./Arbresh.info