Browse

Article • • 1 min read

Aeroportet e SHBA ndalojnë të gjitha nisjet për shkak të problemit kombëtar të komunikimit

Share Post

Administrata Federale e Aviacionit në Shtetet e Bashkuara ka urdhëruar pezullimin e nisjes të gjithë avionëve në aeroportet e SHBA, deri në një njoftim të dytë. Në njoftimin zyrtar thuhet se vendimi vjen për shkak të “rrethanave të jashtëzakonshme” dhe arsyeve të sigurisë.

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, konfirmoi se ndalimi i nisjes së fluturimeve në të gjitha aeroportet e SHBA-së erdhi si pasojë e një problemi komunikimi që preku të gjitha qendrat e kontrollit të trafikut ajror në vend.

Në një postim në rrjetin social X, Duffy njoftoi se teknikët e Administratës Federale të Aviacionit (FAA) po hetojnë problemin.

“FAA ka urdhëruar ndalimin e nisjeve në të gjitha aeroportet e SHBA-së, pas një problemi komunikimi që prek të gjitha qendrat e kontrollit të trafikut ajror në itinerar. Teknikët e FAA-së po hetojnë problemin. Do të japim menjëherë informacione të përditësuara sapo t’i kemi”, shkroi Duffy.

Në deklaratën e tij, sekretari i Transportit nuk dha hollësi mbi shkakun e problemit apo një afat për rifillimin e nisjeve.