Browse

Article • • 1 min read

Lutfi Dalipi i bashkohet Kombëtares së Kosovës para ndeshjes me Izraelin

Share Post

Lutfi Dalipi ka qenë për herë të parë pranë Kombëtares së Kosovës, duke vizituar Dardanët në stërvitjen zyrtare para ndeshjes kundër Izraelit.

Futbollisti, i cili tashmë ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, ka takuar bashkëlojtarët e tij të ardhshëm dhe stafin teknik të kombëtares, shkruan Arbresh.info.

Në shenjë mirëseardhjeje, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka dhuruar Dalipit fanellën e Dardanëve, të cilën ai pritet ta veshë në paraqitjet e ardhshme me kombëtaren.

Lajmin e ka bërë të ditur FFK-ja përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i uruar mirëseardhje futbollistit në familjen dardane.

Dalipi pritet të jetë një tjetër alternativë për Kosovën në të ardhmen, pas vendimit për ta përfaqësuar vendin në arenën ndërkombëtare./Arbresh.info