Browse

Article • • 1 min read

Mikhail Bogachek nominohet si ambasador i ShBA-së në Kosovë

Share Post

Shtëpia e Bardhë ka nominuar Mikhail Bogachek, nga Florida, për ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Kjo u bë e ditur në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, te kategoria e Veprimeve Presidenciale.

Ky nominim i është dërguar tashmë Senatit, nga i cili duhet të konfirmohet për të marrë detyrën e re.