Browse

Article • • 1 min read

Personi i gjetur në rrugë në Prishtinë vdes pavarësisht përpjekjeve mjekësore, nisin hetimet

Share Post

Një person është gjetur i shtrirë në Prishtinë, të dielën në mbrëmje, ndërsa pavarësisht dërgimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), vdekja e tij është konfirmuar nga stafi mjekësor.

Sipas raportit të policisë, pavarësisht intervenimit, stafi mjekësor i emergjencës ka konstatuar vdekjen e tij.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prishtinë 08.11.2026, 23:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore si dhe emergjenca, ku i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që ende kishte shenja jete. Nga stafi mjekësor i emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info