Browse

Article • • 1 min read

Enis Rexhepi zgjedh Kosovën me lehtësi, duke theksuar vendim të zemrës

Share Post

Enis Rexhepi është njëri nga tre futbollistët risi nga Franco Foda për ndeshjet e nëntorit që Kosova i luan ndaj Izraelit dhe Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ai ka mbërritur sot në Prishtinë një ditë para se të nis grumbullimi zyrtar i “Dardanëve” për këto dy ndeshje, shkruan Arbresh.info.

Rexhepi u prit nga kreu i FFK-së, Agim Ademi.

Pas takimit ai u deklarua për Federatën e Futbollit të Kosovës i cili theksoi se për t’i thënë ‘po’ Kosovës ka qenë zgjedhje e lehtë për të.

“Ka qenë shumë lehtë me vendos për Kosovën, se e kam vendosur me zemër”, tha fillimisht ai.

Më tej ai shtoi se ka raporte të mira me disa futbollistë të Kosovës që luajnë në Bundesligë.

“I kam edhe shokët që luajnë në Budesligë në Gjermani, projekti shumë më pëlqen këtu.”

“Kosova i ka lojtarët shumë të mirë, unë do ta jap maksimumin që të luaj si startues”, përfundoi Rexhepi.

Ai paraqitet me skuadrën e dytë të Stuttgartit dhe gjeneratën U19, dhe këtë sezon ka qenë fantastik deri më tani ku në 18 ndeshje, ka realizuar 16 gola e dy asistime./Arbresh.info