Në Prizren, Depo të Fshehura Çojnë në Arrestime dhe Konfiskim të Barnave pa Banderola me Vlerë 10 Mijë Euro
Arrestohen dy persona në Prizren, kapen barna pa banderola në vlerë rreth 10 mijë euro
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorinë dhe me autorizim të Gjykatës Themelore në Prizren, kanë realizuar kontrolle në dy biznese farmaceutike në këtë qytet.
Gjatë bastisjeve janë zbuluar depo të fshehta, ku mbaheshin barna pa banderola, në kushte që nuk përmbushnin standardet për ruajtjen e tyre.
Në dy lokacionet janë konfiskuar barna me vlerë rreth 10 mijë euro në treg. Konfiskimi është realizuar nga Njësia Kundër Kontrabandës e Doganës së Kosovës.
Lidhur me rastin, dy persona janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës ka raportuar për rastin./Arbresh.info