Article
•
•
1 min read
Mbi 6,500 qytetarë vaksinohen kundër gripit sezonal në Prishtinë
Mbi 6 mijë e 500 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka njoftuar se ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Bujar Gashi.
Rama ka thënë se vizita kishte për qëllim të shihte nga afër punën në këtë institucion, si dhe të falënderonte mjekët dhe infermierët për kujdesin e përditshëm ndaj qytetarëve.
Ai ka bërë të ditur se procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal po vazhdon në qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet./Arbresh.info