Browse

Article • • 1 min read

Kurti Premton Ligj Gjithëpërfshirës për Mbështetjen e Personave me Aftësi të Kufizuara

Share Post

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, ku kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara dhe nevojën për mbështetje institucionale.

Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se dinjiteti dhe mundësitë e barabarta duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes institucionale.

Vëmendje e veçantë gjatë takimit i është kushtuar ligjit gjithëpërfshirës, i cili, sipas Kurtit, duhet të adresojë në mënyrë të plotë nevojat dhe kërkesat e personave me aftësi të kufizuara.

Ai ka theksuar se procesi i hartimit të këtij ligji duhet të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat dhe shoqatat përkatëse, të cilat i njohin nga afër sfidat me të cilat përballet kjo kategori.

Kurti ka bërë të ditur se Qeveria mbetet e angazhuar për adresimin e kërkesave të tyre dhe përmirësimin e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara./Arbresh.info