Browse

Article • • 1 min read

Këshilluesi Holistik Nikola Andoni Pretendon se Buka dhe Drithërat Shkaktojnë Sëmundje Autoimune

Share Post

Këshilluesi holistik Nikola Andoni ka bërë thirrje për shmangien e konsumit të bukës, duke pretenduar se drithërat dhe produktet me bazë miellin ndikojnë në shtimin e sëmundjeve autoimune e metabolike.

Deklaratat u bënë në emisionin “Ftesë në Pesë”, një ditë pasi specialistë ngritën shqetësime për përdorimin e miellit të biskotave në prodhimin e bukës.

I ftuar në emisionin e pasdites, Andoni përsëriti qëndrimin e tij kundër konsumit të bukës, duke argumentuar se drithërat dhe produktet e përpunuara prej tyre kanë pasoja negative për shëndetin e njeriut.

Ai argumentoi se mielli dhe produktet që përgatiten prej tij, përfshirë bukën, janë ndër faktorët që, sipas tij, ndikojnë në përhapjen e sëmundjeve autoimune dhe metabolike.

“Buka nuk duhet të konsumohet sepse nuk është ushqim për njeriun. Thelbi është që drithërat, mielli, pastaj buka dhe të gjitha produktet e tjera të përpunuara që kanë në bazë të tyre miellin, na kanë krijuar këtë shoqëri totalisht që kemi sot. Sëmundjet autoimune dhe metabolike, në pjesën më të madhe të tyre, kanë si shkak përdorimin e drithërave”, u shpreh ai.

Top Channel