Kryetari i Prishtinës nderon trashëgiminë e Zahir Pajazitit në 64-vjetorin e lindjes
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar heroin Zahir Pajaziti në 64-vjetorin e lindjes së tij, përmes një postimi në Facebook.
Rama ka vlerësuar kontributin e Pajazitit në organizimin dhe drejtimin e rezistencës, duke theksuar se ai u bë shembull i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.
“Burrat e mëdhenj të këtij kombi kanë veç ditëlindje. Sot, në 64-vjetorin e lindjes së Zahir Pajazitit, përulemi para tij. Zahiri i dha rezistencës organizim, drejtim dhe forcën e shembullit personal. Emri i tij mbart dinjitetin e qëndresës shqiptare, nderin e luftës çlirimtare dhe peshën e një sakrifice që na obligon përtej çdo përvjetori. Kosova e lirë do ta ketë përherë Zahirin në themelet e saj. Brezat do të gjejnë te vepra e tij shembullin e njeriut që, në çastin vendimtar të historisë, e vuri tërë jetën në shërbim të lirisë së popullit të vet. Lavdi e përjetshme heroit Zahir Pajaziti!”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Sot do të mbushte 64 vjet heroi Zahir Pajaziti