Browse

Article • • 1 min read

Presidentja e Kosovës u bën thirrje shqiptarëve të votojnë në zgjedhjet serbe për përfaqësim më të fuqishëm

Share Post

Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Serbi, të cilat mbahen të dielën, më 25 tetor.

Në mesazhin e saj, presidentja ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në votim për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Ajo ka bërë thirrje për bashkim politik, duke vlerësuar se një përfaqësim më i fuqishëm në Parlamentin e Serbisë është i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve.

“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë”, thuhet në mesazhin e presidentes.

Shiroka-Pula ka theksuar gjithashtu se çdo votë ka rëndësi dhe se pjesëmarrja në zgjedhje përbën një kontribut të drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc./Arbresh.info