Browse

Article • • 1 min read

Nëntë të arrestuar në Obiliq për mashtrime me qendra thirrjesh, përfshirë shtetas gjermanë

Share Post

Nëntë persona, shtatë burra dhe dy gra, janë arrestuar në Obiliq nën dyshimin për përfshirje në aktivitete kriminale përmes qendrave të thirrjeve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjashtë nga të arrestuarit janë shtetas kosovarë, ndërsa tre janë shtetas të Gjermanisë.

Të dyshuarit dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, duke përdorur qendra të thirrjeve për të kontaktuar dhe mashtruar shtetas të huaj. Gjatë hetimeve, në pajisjet e tyre kompjuterike janë gjetur të dhëna të personave të huaj, të cilët dyshohet se ishin cak i mashtrimeve.

Në kuadër të operacionit, policia ka kontrolluar katër lokacione, ku ka gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuterë, pesë telefona celularë dhe 12 pajisje të jashtme për ruajtjen e të dhënave

-Prishtinë – Obiliq 23.10.2026 – 11:00. Janë arrestuar 7 meshkuj dhe 2 femra, 6 prej tyre kosovarë dhe 3 shtetas të Gjermanisë, të cilët në bashkëveprim me njëri-tjetrin përmes qendrave të thirrjeve kanë zhvilluar aktivitet kriminal. Të dyshuarit në pajisjet e tyre kompjuterike kanë poseduar të dhëna të shtetasve të huaj të cilët i kanë kontaktuar dhe mashtruar. Janë kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuter, 5 telefona celular, 12 memorje (HDD) external, një veturë, një armë me gjashtë fishekë, 850 euro dhe 100 franga zvicerane. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info