Browse

Article • • 1 min read

Ardita Sinani Bën Thirrje për Dalje Masive në Preshevë për Koalicionin

Share Post

Ardita Sinani u ka bërë thirrje qytetarëve të Preshevës dhe Luginës që të dielën të dalin masivisht në votime dhe të bashkohen me familjarët për të votuar.

Në një video të publikuar në Facebook, Sinani ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke e cilësuar atë si përgjegjësi të përbashkët.

“Qytetarë të Preshevës e të Luginës, të dielën, ftoni familjarët, bashkohuni dhe votoni së bashku. Le ta kthejmë këtë ditë në një referendum për të ardhmen tonë. Pjesëmarrja masive është domosdoshmëri e kohës dhe përgjegjësi e përbashkët”, ka thënë ajo.

Sinani u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për Koalicionin Shqiptar, me numrin 17./Arbresh.info