Real Madridi dominon Sevillën 4-1 para El Clasicos vendimtare
Real Madridi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 4-1 ndaj Sevillas në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga.
Madrilenët e dominuan takimin nga fillimi dhe në minutën e 30-të me një supergol të Arda Gulerit kaluan në avantazh, shkruan Arbresh.info.
Shtatë minuta më vonë, Kylian Mbappe realizoi një gol të bukur pas një solo-aksioni për 2-0.
Reali nuk u ndal as në pjesën e dytë dhe në minutën e 63-të fitoi penallti të cilën në gol e konkretizoi Kylian Mbappe për ta trefishuar rezultatin.
Ndërkohë dhjetë minuta para fundit, Sevilla shënoi golin e nderit me Buenon.
Por kjo nuk ishte e tëra, Diomande me një eurogol i dha epilogun final kësaj ndeshje për 4-1.
Me këto tre pikë, Reali del i treti në tabelë me 21 sosh, një më pak se Atletico e gjashtë më pak se Barcelona lidere.
Pikërishtë ndeshja e ardhshme e Real Madridit është “El Clasico” me Barcelonën.
Ndërsa, Sevilla do të ketë punë me Osasunan./Arbresh.info