Takimi i Ejup Maqedonci me ministrin turk të Mbrojtjes ngjall interes
Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takim me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, si dhe me oficerët kosovarë të sapodiplomuar.
Përmes një postimi, Maqedonci ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak.
Ai tha se ky bashkëpunim po kontribuon në forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe në zhvillimin profesional të kuadrove të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Takimi me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler, dhe me oficerët e sapodiplomuar të Kosovës. Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak vazhdon të forcojë partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe zhvillimin profesional të kuadrove të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci./Arbresh.info