Article
•
•
1 min read
14-vjeçarja dorëzon portofolin me 260 euro në polici, gjesti që po komentohet
Një 14-vjeçare nga fshati Davidovc ka treguar një gjest shembullor qytetar, pasi ka gjetur një portofol me para dhe dokumente në Shtime dhe e ka dorëzuar në polici.
Sipas Policisë, më 23 gusht, rreth orës 10:00, në rrugën “Adem Jashari”, e mitura E. Baftiu ka gjetur portofolin, në të cilin kishte 260 euro dhe dokumente identifikuese.
Bazuar në dokumentet e gjetura, policia ka identifikuar pronarin, E.M., 17 vjeç, nga fshati Reçak. Ai është njoftuar dhe është paraqitur në stacionin policor për ta tërhequr portofolin.