Browse

Article 1 min read

Pse mbi 41 mijë kosovarë vërshuan drejt Shqipërisë këtë fundjavë?

Share Post

Vijon fluksi i lartë i hyrjeve nga Kosova drejt Shqipërisë, me destinacion kryesisht bregdetin shqiptar, ndërsa fundjava ka shënuar një lëvizje të konsiderueshme në pikën kufitare të Morinës.

Në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, këtë të diel, nga ora 05:00 deri në orën 09:30, kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 17.218 shtetas të Kosovës me 4.892 mjete.

Fluksi i lartë është evidentuar edhe gjatë orëve të para të së shtunës, kur në drejtim të bregdetit shqiptar udhëtuan 24.408 shtetas të Kosovës me 8.592 mjete.