Article
•
•
1 min read
Shqipëria në qendër të vëmendjes në hapjen e 'Taranto 2026'
Delegacioni i Shqipërisë ka parakaluar në ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, që po zhvillohet në stadiumin “Erasmo Iacovone” në Taranto të Italisë.
Sportistët dhe përfaqësuesit shqiptarë kanë marrë pjesë në parakalimin e delegacioneve, duke përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 20-të të Lojërave Mesdhetare.
Ceremonia hapëse shënon nisjen zyrtare të një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive të rajonit të Mesdheut, ku marrin pjesë delegacione nga 26 shtete.