Article
•
•
1 min read
Kadri Xhemajli dënohet: Pse kërcënimi ndaj Albin Kurtit po bën bujë
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv Kadri Xhemajlin, i cili kishte pranuar fajësinë për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Xhemajli ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale se më 22 tetor 2025, përmes një komenti të publikuar në rrjetin social Facebook, e kishte kanosur Kurtin me privim nga jeta, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Paraprakisht, gjykata kishte aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe të akuzuarit.