Browse

Article 1 min read

Pacolli preferon argumentet e Putinit mbi qëndrimin e Zelenskyt për Kosovën

Share Post

sh-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shpërndarë në Facebook një video me një deklaratë të presidentit rus, Vladimir Putin, në të cilën ai e krahason rastin e Kosovës me shpalljen e pavarësisë së rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut në Ukrainë.

Në deklaratë, Putin i referohet vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 22 korrikut 2010 për Kosovën, duke pretenduar se ky vendim përbën precedent për rastet e tjera të shpalljeve të njëanshme të pavarësisë.

“Precedent që vendet perëndimore krijuan vetë në një situatë të ngjashme ishte njohja e ligjshmërisë së shkëputjes së Kosovës nga Serbia në vitin 2008”, citohet të ketë thënë Putin.