Browse

Article 1 min read

Thaçi bën thirrje për unitet: Partitë politike të Kosovës ftohen të pajtohen

Share Post

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për një marrëveshje të gjerë politike ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kosovë.

Në intervistën e tij në “Debat Plus” nga Haga, në pyetjet që i janë dërguar më 9 mars të këtij viti, e që përgjigjet thuhet se janë finalizuar më 29 korrik, Thaçi ka kërkuar që partitë politike, pavarësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, të ulen në një tryezë dhe të arrijnë pajtim për disa çështje strategjike.

Ai ka përmendur si prioritete sigurinë nacionale, reformat demokratike, reformën elektorale, politikën e jashtme, marrëveshjet ndërkombëtare dhe investimet në mbrojtje.