Article
•
•
1 min read
Vlora Çitaku sfidon partinë politike me thirrje të fortë në Kuvend
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi, duke e kritikuar një parti politike për, siç e quan ajo, papërgjegjshmëri dhe mbajtje peng të institucioneve.
“Fotografia e një partie politike të papërgjegjshme, nën dirigjimin e një individi, që i ka kapur institucionet, po e mban shtetin peng dhe po e përdor pushtetin për interesa politike, në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve të Kosovës.
Vendin e keni në Kuvend, aty ku duhet ta materializoni vullnetin e qytetarëve dhe ta konstituoni Kuvendin.