Article
•
•
1 min read
Trump me propozimin e guximshëm: Ngushtica e Hormuzit territor amerikan?
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ideja që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor i Shteteve të Bashkuara është një propozim “i shkëlqyer”, duke theksuar se SHBA-ja aktualisht ushtron kontroll të plotë mbi këtë rrugë strategjike detare.
Trump u pyet për deklaratat e tij të javës së kaluar, kur kishte thënë se Ngushtica e Hormuzit mund të bëhej “shumë shpejt” territor amerikan.
Duke iu përgjigjur gazetarëve, presidenti amerikan e mbrojti idenë dhe e lidhi atë me bllokadën detare të vendosur nga Uashingtoni.