Browse

Article 1 min read

A është lëvizje strategjike marrëveshja për qymyr mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës?

Share Post

Elektranat e Maqedonisë së Veriut (SHA EMV) kanë nënshkruar marrëveshje strategjike trevjeçare me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), përmes së cilës sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm me qymyr për nevojat e termocentraleve në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja, e cila vjen pas negociatave intensive dhe një vendimi të Qeverisë, i jep EMV-së koncesion në minierën e Obiliqit dhe mundësi për eksploatimin e rreth 3 milionë tonëve qymyr gjatë 36 muajve. Çmimi është fiksuar në 24.4 euro për ton.

Sipas EMV-së, përdorimi i qymyrit nga Kosova do të rrisë efikasitetin e termocentraleve dhe pritet të sjellë rreth 800 gigavat-orë energji elektrike shtesë në vit, me të ardhura prej rreth 57 milionë eurosh. Gjithashtu, pritet të ulet përdorimi i mazutit dhe emetimet e CO₂.