Browse

Article 1 min read

I dyshuari për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan arrestohet

Share Post

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale, kanë arrestuar të dielën në Zveçan personin me inicialet I.M.

Ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, bashkim për veprimtari kundërkushtetuese si dhe rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.

Sipas Prokurorisë, I.M. dyshohet se ka sulmuar pjesëtarë të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës gjatë trazirave të majit të vitit 2023 në veri të vendit.