Browse

Article 1 min read

Reagimi i PDK-së pas mbylljes së dyerve të Kuvendit për deputetët

Share Post

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës dhe mbylljen e dyerve të sallës për deputetët.

PDK-ja ka publikuar një fotografi nga Kuvendi, duke e shoqëruar me akuzën se deputetëve të zgjedhur nga qytetarët po u pamundësohet hyrja në sallë.

“Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët e zgjedhur nga qytetarët – fotografia e një Republike që po mbahet peng nga Albin Kurti”, thuhet në reagimin e PDK-së.