Browse

Article 1 min read

Haxhiu paralajmëron zgjedhje të reja pa marrëveshje për Presidentin

Share Post

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se zgjedhjet e shkurtit 2025 kanë qenë zgjedhjet e fundit të rregullta pas një mandati të plotë qeverisës, ndërsa dy proceset e tjera zgjedhore i ka cilësuar të panevojshme dhe të dëmshme për qytetarët dhe buxhetin e Republikës.

“Zgjedhjet e shkurtit 2025 kanë qenë zgjedhjet e fundit të rregullta pas një mandati të plotë qeverisës. Pas këtyre ishin ato të 28 dhjetorit të po atij viti, e më pas edhe ato të 7 qershorit të këtij viti. Të dy këto palë zgjedhje ishin të panevojshme dhe të dëmshme, si për qytetarët ashtu edhe për buxhetin e Republikës. Mbi të gjitha të gjitha këto zgjedhje provuan rezultat të ngjashëm zgjedhor”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, tre procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultat të përafërt dëshmojnë se pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara.