Article
•
•
1 min read
Gruaja 66-vjeçare plagoset në incidentin me armë në Ferizaj
Një grua 66-vjeçare është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Greme të Ferizajt.
Rasti ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës 17:00, në rrugën “Shabi Hashani”, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 20:50 nga Spitali i Ferizajt se gruaja po merrte trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara në këmbë.
Sipas hetimeve fillestare, gruaja ishte duke ecur kur dyshohet se është goditur nga predha e armës dhe ka pësuar lëndime të lehta.