Browse

Article 1 min read

Kurti kërkon që prania ushtarake amerikane të jetë e përhershme në Kosovë

Share Post

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim senatoren amerikane, Joni Ernst.

Kurti tha se senatorja Ernst është një nga miket e mëdha të Kosovës dhe ndër avokueset më të zëshme në ShBA-së, të cilën tha se e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në thellimin e partneritetit midis dy vendeve tona.

Në takim, Kurti tha se është biseduar për, siç thotë, “progresin e dukshëm që Kosova ka shënuar në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e situatës së brendshme të sigurisë”.