Browse

Article 1 min read

Lëvizja e papritur e Kurtit dhe Muratit në Kuvend ngjall debat

Share Post

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, kanë arritur në Kuvendin e Kosovës.

Para hyrjes në takim, Kurti ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se përgjegjësia nuk i takon vetëm mazhorancës, por edhe opozitës.

“Për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita, sepse kushtetutshmëria është e tillë që presidentin e sheh si shprehje të unitetit të popullit”, ka deklaruar Kurti.