Browse

Article 1 min read

Lutfi Haziri në qendër të vëmendjes për demokracinë e brendshme në Kuvendin e LDK-së

Share Post

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kuvendi i Jashtëzakonshëm i partisë është rezultat i funksionimit të demokracisë së brendshme dhe i respektimit të Statutit të LDK-së.

Para nisjes së punimeve të kuvendit, Haziri tha se mocioni i iniciuar ndaj kryetarit të partisë është një mekanizëm statutar, i cili është zbatuar në përputhje me rregullat e LDK-së.

“Përkundër rezultatit të fundit, ne kemi hyrë në kufijtë e debatit të brendshëm edhe në kufijtë e asaj që quhet demokraci e brendshme, që është mocioni i lidhur me kryetarin e LDK-së”, tha Haziri.