Browse

Article 1 min read

Hallete e Putinit shtohen pas sulmit me dron që ndal rafinerinë e madhe ruse

Share Post

28 Korrik 2026 23:51

Një rafineri nafte në rajonin Tyumen të Siberisë Perëndimore ka ndalur plotësisht përpunimin e naftës bruto dhe prodhimin e derivateve, pas një sulmi me dron gjatë fundjavës.

Sipas burimeve të industrisë për Reuters, sulmi ka shkaktuar dëme në njësitë e përpunimit dytësor të rafinerisë, duke vështirësuar vlerësimin se sa kohë do të zgjasin riparimet.