Article
•
•
1 min read
Vizita e ministrit francez në Kosovë ngjall diskutime për Ballkanin Perëndimor
27 Korrik 2026 15:38
Ministri i Deleguar për Evropën i Francës, Benjamin Haddad, ka njoftuar se ka nisur një vizitë dyditore në Kosovë, me synim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Përmes një postimi në platformën X, Haddad bëri të ditur se në agjendën e tij janë frankofonia, investimet e Agjencisë Franceze për Zhvillim, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe çështjet rajonale.