Article
•
•
1 min read
Vërshimet në Prizren: Ura pranë Parkut të Qytetit mbulohet nga uji
Reshjet e dendura të shiut që përfshinë pasditen e së hënës Prizrenin kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullim.
Më e rënduar paraqitet situata pranë Parkut të Qytetit, ku ura është mbuluar nga uji si pasojë e rritjes së ndjeshme të nivelit të tij.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se uji ka dalë mbi sipërfaqen e urës dhe ka përfshirë edhe zonën përreth, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.