Browse

Article 1 min read

Punëtorët nga Mamusha lëndohen rëndë në aksidentin në Slloveni

Share Post

Në kantierin e ndërtimit të një spitali privat pranë Bezhigradit në Slloveni, janë lënduar rëndë dy punonjës.

Gjatë lëvizjes së materialeve me vinç, mbi ta kanë rënë rrjeta të rënda armature. Pas aksidentit, të dy janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Lubjanës (UKC Ljubljana), ndërsa jeta e tyre është në rrezik, raporton Televizioni i Sllovenisë.

Policia tani po heton rrethanat.