Article
•
•
1 min read
Glauk Konjufca pret Benjamin Haddad: Çfarë do të diskutojnë?
Ministri në detyrl i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do të presë sot në një takim ministrin e deleguar për Evropën nga Republika e Francës, Benjamin Haddad.
Takimi do të zhvillohet duke filluar nga ora 09:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë.
Vizita e ministrit Haddad pritet të shërbejë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për diskutime mbi zhvillimet aktuale dhe proceset integruese evropiane.