Browse

Article 1 min read

Reagimi i fuqishëm i Bajramit ndaj Vuçiqit: S'ka dialog të besueshëm me pretendime territoriale

Share Post

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, reagoi pas deklaratës së publikuar nga European Democrats, në të cilën kritikohet retorika e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për Kosovën.

European Democrats kanë deklaruar se Vuçiq “edhe një herë ka pohuar se Kosova është pjesë e Serbisë”, duke vlerësuar se deklarata të tilla dëmtojnë procesin e pajtimit dhe stabilitetin rajonal.

Në reagimin e tyre, ata kanë theksuar se vetëm disa ditë më herët, ministrja serbe Snezhana Paunoviq kishte deklaruar se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën në vitin 1998, duke shtuar se këto deklarata, pavarësisht dënimit në Evropë, nuk kanë sjellë pasoja politike.