Article
•
•
1 min read
Tollovi në Prishtinë: Maraklitë e veturave shkaktojnë bllokime masive
Një aktivitet i organizuar nga grupi i adhuruesve të veturave “Maraklitë e kerreve” ka shkaktuar bllokim të trafikut dhe kolona të gjata në aksin rrugor nga Fushë Kosova drejt Prishtinës.
Numër i madh i automjeteve janë grumbulluar në këtë zonë, duke krijuar tollovi dhe duke vështirësuar qarkullimin normal për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë radhë të gjata automjetesh, ndërsa shumë të apasionuar pas veturave kanë marrë pjesë në aktivitetin e organizuar.