Article
•
•
1 min read
12-vjeçari nga Elbasani i zhdukur prej dy javësh: Arratisja nga ballkoni
26 Korrik 2026 12:58
Nëna e një 12 vjeçari nga Elbasani i është drejtuar policisë dhe redaksive të disa mediave kombëtare dhe portaleve online me një apel prekës për ndihmë, pasi me djalin e saj Arjanito, ka humbur kontaktet prej gati dy javësh.
Sipas rrëfimit të saj, i mituri është larguar nga banesa në datën 15 korrik. Dy ditë më vonë, më 17 korrik, familjarët kanë bërë kallëzim në Policinë e Elbasanit, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij (foto publikohet me qëllim identifikimin dhe gjetjen e tij).