Browse

Article 1 min read

Shpresat e Krasniqit për Trashëgiminë e UÇK-së Mes Gjyqit në Hagë

Share Post

Nga paraburgimi në Hagë, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë  për RTK-në, shpreh bindjen se aktgjykimi i 16 shtatorit do të dëshmojë, sipas tij, pastërtinë e luftës së UÇK-së. Ai flet edhe për procesin gjyqësor, situatën politike në Kosovë, familjen dhe mesazhin që ua përcjell brezave të rinj.

RTK: A mendoni se procesi ndaj jush ka qenë i drejtë dhe i balancuar?

Krasniqi: Si historian dhe si një njeri që gjithë jetën ia ka kushtuar lirisë dhe shtetndërtimit, unë e shoh këtë proces me qetësi të plotë. Nuk kam asnjë dyshim se në fund, kur të peshohen të gjitha faktet, drejtësia do të triumfojë dhe pastërtia e luftës sonë çlirimtare do të konfirmohet plotësisht. Kam pasur fatin dhe nderin e jashtëzakonshëm të jem zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Armët e mia kanë qenë LAPSI dhe FJALA, përmes tyre kam prezantuar të vërtetën dhe vuajtjet e popullit tim para botës demokratike. Besoj fuqishëm se kyproces do të shërbejë për të vërtetuar para historisë se lufta jonë është një përpjekje e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme për liri.